

Qarkullonte me automjet i armatosur, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, e pëson edhe pasagjeri.
TIRANË- Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Finalizohet një tjetër operacion në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Operacioni i koduar “Flagranca 2” i finalizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 37-vjeçari.
Në pranga dhe pasagjeri për moskallëzim krimi. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2” në kuadër të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:
A. K., 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe A. Z., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.
Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






