

Randal Kolo Muani ka shkruar historinë te Juventusi me 5 gola në 3 ndeshjet e tij të para. Sulmuesi francez, i ardhur në formë huazimi nga Paris Saint-Germain, është bërë lojtari i parë që e arrin këtë statistikë në Serie A, që nga futja e sistemit të tri pikëve për fitore (sezoni 1994/95).
Ky rekord nënvizon ndikimin e menjëhershëm të bomberit në fjalë, i cili po tregon se mund të jetë armë e madhe për skuadrën e Thiago Motta. Statistika është raportuar nga profili zyrtar i “Opta Paolo” në “X” (ish-Tëitter), duke konfirmuar startin mbresëlënës të Kolo Muani me fanellën bardhezi.
1 – Randal Kolo Muani (cinque reti in tre match) è diventato il primo giocatore capace di segnare almeno cinque gol nelle sue prime tre presenze di Serie A nell’era dei tre punti a vittoria (dal 1994/95). Pioniere.#ComoJuventus pic.twitter.com/GLf6FpZNbP
— OptaPaolo (@OptaPaolo) February 7, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






