

VATIKAN- Një burrë me origjinë rumune hyri dje në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe ka hedhur gjithsej gjashtë shandanë argjendi në dysheme. Më pas ai u ngjit në Altarin e Shenjtë, hodhi poshtë një mbulesë të bardhë që e mbulonte dhe menjëherë më pas u ndalua nga sigurimi i Vatikanit.
Shandanët e shekullit të 19-të kanë një vlerë totale prej të paktën 30,000 euro dhe pësuan dëme të konsiderueshme. Adhuruesit dhe turistët që ndodheshin brenda kishës e filmuan incidentin me celularët e tyre.
Një incident i ngjashëm ndodhi në vitin 2019, kur një italian u ngjit në altarin e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe hodhi me forcë në dysheme një shandan me vlerë.
WATCH as an immigrant vandalizes the Papal Basilica of Saint Peter in Vatican City!
— I Meme Therefore I Am 🇺🇸 (@ImMeme0) February 7, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






