

Nuk është aspak e habitshme, përveçse e pritshme! Me ecurinë e zhvillimit ekonomik global, teknologjia e informacionit dhe Inteligjenca Artificiale do të jenë profesionet më të kërkuara dhe të paguara deri në vitin 2030. Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë ka publikuar së fundmi një raport studimor i cili ofron një pasqyrë të qartë për të ardhmen e tregut të punës.
Lidhur me këtë raport diskuton paneli i të ftuarve në “Rudina” në Tv Klan. Të ftuarit diskutojnë sa i takon 15 profesioneve që pritet të kenë një rritje deri në vitin 2030.
Raporti parashikohet që në të ardhmen, që nga viti 2025 e deri në vitin 2030, disa prej profesionet të jenë të dominuara nga fushat e teknologjisë së informacionit. Studimi i publikuar më 8 Janar 2025, analizon trendet dhe ndryshimet që do të ndodhin në tregun e punës deri në vitin 2030.
Inxhinierët e softuereve, programuesit, analistët e të dhënave dhe specialistët në fushën e IT do të dominojnë tregun e punës. Nga ana tjetër do të ketë profesione të cilat do të pësojnë një rënie të kërkesës. Këtu përfshihen profesionet tradicionale si asistentët administrativë, sekretarët e arshivistët, nëpunësit në zyra postare dhe shoferët.
Tendencat e reja globale synojnë që të krijojnë 170 milionë vende pune deri në vitin 2030. Ndërkohë që do të zëvendësohen 92 milionë të tjera. Deri në vitin 2030 ndërprerja e vendeve të punës do të arrijë deri në 22%. Ky studim do të jetë një udhërrëfyes për të zgjedhur profesionin e të ardhmes dhe do iu vijë në ndihmë të gjithë atyre që janë në hapat e para të fillimit të karrierës së tyre profesionale, aq më tepër nxënësve parauniversitarë
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






