

Liverpool-i do të përballet me Newcastle në finalen e “Carabao Cup” më 16 mars, në “Wembley”. Skuadra e Arne Slot mposhti 4-0 Tottenhamin në gjysmëfinalen e kthimit të zhvilluar në “Anfield”, teksa kapiteni Virgil van Dijk shprehu të gjithë kënaqësinë e tij:
"Do t’i udhëheq djemtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndihem gjithmonë krenar që jam kapiten i këtij ekipi. Këto momente janë padyshim të veçanta dhe mezi po e presim finalen.
Kur të vijë koha, do të jemi gati. Do të jetë një finale e vështirë, por çdo ndeshje që luajmë tani është e tillë. Po performojmë shumë mirë, jam krenar për djemtë dhe për punën që po bëjmë. Tani do të fokusohemi te ‘FA Cup’.
Gakpo është në momentin më të mirë të karrierës së tij? Po bën një punë të shkëlqyer dhe jam krenar për të. Shpresojmë që të përmirësohet edhe më shumë, por ai dhe gjithë skuadra po japin maksimumin.
Asisti i Conor Bradley për Szoboszlai? Të gjithë duhet të kontribuojnë në shënimin e golave. Mënyra se si shënuam ishte e rëndësishme dhe e bukur për t’u parë. Tani kthehemi në ‘Wembley’, ku do të përballemi me një Newcastle shumë të motivuar. Do të përgatitemi fort për të qenë në formën më të mirë në atë finale. Mezi po e presim".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






