Transmetuar më 07-02-2025, 12:40

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, ditën e djeshme ishin në Firence, ku zhvilluan një takim me futbollistin kuqezi, Ardian Ismajli.

Stafi teknik bisedoi nga afër me qendërmbrojtësin dhe u interesua për gjendjen e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen Juventus-Empoli. Gjithashtu, në fokus të bisedës ishte grumbullimi i kombëtares në mars, për dy ndeshjet e para të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Gjatë mbrëmjes, Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta qëndruan në Firence dhe ndoqën nga afër ndeshjen Fiorentina-Inter në stadiumin “Stadio Artemio Franchi”, ku u aktivizua edhe futbollisti i kombëtares, Kristjan Asllani.

Stafi teknik kuqezi do ta vazhdojë turin inspektues të legjionarëve në Europë për t’i takuar dhe monitoruar futbollistët e kombëtares që luajnë në kampionatet e Kontinentit të Vjetër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit