Transmetuar më 07-02-2025, 11:28

Juventusi i Thiago Motta po përgatitet për përballjen ndaj Comos në ndeshjen hapëse të javës së 24-t të Serie A. Bardhezinjtë, pas fitores ndaj Empolit, kërkojnë të ruajnë vazhdimësinë ndaj skuadrës së Fabregas, e cila vjen pas dy humbjeve radhazi kundër Bologna dhe Atalanta.

Motta pritet t’i besojë sërish Kolo Muanit në sulm, duke lënë në stol Vlahovic: "Ata mund të luajnë edhe së bashku, kur ta shoh të përshtatshme. Përballë Comos do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse është një rival që iu ka krijuar probleme shumë ekipeve të mëdha. Cambiaso? Nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, por jam i lumtur që mbeti te Juventusi".

Për lojtarët e rinj në skuadër: "Jam krenar për të gjithë, si ata që ishin më parë, ashtu edhe ata që kanë ardhur rishtazi. Me punë dhe përkushtim do t’i arrijmë objektivat tona".

Për dyshen Vlahovic-Kolo Muani: "Nuk është kaq e thjeshtë, skuadra është ajo që ka më shumë rëndësi. Duhet të ruajmë ekuilibrin mes mbrojtjes dhe sulmit. Ata janë dy lojtarë të nivelit të lartë dhe do të luajnë së bashku kur ta shoh të përshtatshme".

Për Cambiaso: "Jam i lumtur që qëndroi te Juventusi. Mendoj se gjithmonë e kishte idenë për të qëndruar. Shpresoj të rikuperohet shpejt për ta ndihmuar skuadrën".

Për përjashtimin e Alberto Costa nga lista e Champions-it: "E pranoi situatën, dëshironte të ishte pjesë e listës, por nuk ishte e mundur. Megjithatë, po punon fort dhe ka një qasje të shkëlqyer në stërvitje".

Për ecurinë e skuadrës: "Çastet më të mira janë gjithmonë kur fiton ndeshjet. Lojtarët po japin gjithçka dhe kjo është e rëndësishme. Megjithatë, në fund të fundit, gjithmonë rezultati është ai që ka më shumë peshë".

Për Vlahovic: "Sjellja e tij ka qenë shembullore që nga dita e parë e përgatitjeve. Edhe kur nuk ishte në formën më të mirë, gjithmonë ka qenë i gatshëm ta ndihmojë skuadrën".

Për filozofinë e tij dhe ndikimin e Barçës: "Barcelona më ka mësuar shumë. Edhe Fabregas ka marrë shumë nga ajo filozofi, kurrë nuk i bën skuadrat e tij të luajnë në mënyrë pasive".

Për gabimet: "Gabimet janë pjesë e lojës. Askush nuk dëshiron të gabojë përpara 40 mijë tifozëve. Ajo që ka rëndësi është si reagon pas një gabimi".

Për renditjen dhe garën e titullit: "Fakti që rivalët janë përforcuar është një motivim shtesë. Edhe ne kemi bërë përforcime, ndaj duhet të jemi gati për të konkurruar".

Çfarë i mungon ende Juventusit: "Nuk është Juventusi im, është Juventusi i të gjithëve. Skuadra ka ndryshuar shumë dhe po mundohemi të rritemi çdo ditë. Nuk po kërkojmë përsosmërinë, por po punojmë për të qenë sa më konkurrues".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit