Transmetuar më 07-02-2025, 08:31

Hansi Flick tha pas fitores 5-0 ndaj Valencias në Kupën e Mbretit se po vijnë javë të vështira, ndaj të gjithë lojtarët duhet të tregojnë nivelin e tyre më të mirë. Ai u shpreh i kënaqur me lojtarët që hyjnë në ekip si zëvendësues dhe kontribuojnë me gola, duke veçuar Ferran Torres për “hat-trick”-un e tij dhe rikthimin pas një periudhe të vështirë.

Flick vlerësoi gjithashtu Pedrin, duke e quajtur “të pakrahasueshëm” dhe një nga më të mirët në pozicionin e tij. Gjermani u shpreh i lumtur për stabilitetin që portieri ‘Tek’ i jep ekipit dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së portës të paprekur.

Pavarësisht fitores së thellë, trajneri gjerman theksoi se ekipi duhet të mësojë të kursejë energji, veçanërisht me kalendarin e ngjeshur.

Në fund, Flick theksoi se Barcelona është një ekip i ri dhe i uritur për gola, siç tregon edhe numri i jashtëzakonshëm i 109 golave në 35 ndeshje:

Flick iu referua Ferran Torresit, autorit të tre golave ndaj Valencias: “Jam shumë i lumtur për Ferran, sepse shënoi tre gola. Është e pabesueshme, pasi ka kaluar periudha të vështira këtë sezon dhe të rikthehej në këtë mënyrë nuk ishte e lehtë”.

Lavdërime pati edhe për Pedrin: “Nuk mund ta krahasosh, është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në pozicionin e tij. Ai e shijon lojën, e shijon topin. Edhe kur është nën presion, e kërkon topin dhe luan për ekipin. Jam shumë i lumtur që e kam këtu dhe shpresoj të qëndrojë për shumë vite”.

Barcelona e tij nuk ndalet së shënuari: “Uria e këtij ekipi është të shkojë pas golit tjetër, të luajë me këtë ritëm. Tashmë nuk është më çështje se çfarë them unë, por se ky është një ekip i ri që gjithmonë kërkon të shënojë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit