

G-Bani ka marrë një surprizë ditën e sotme nga fansat e tij, të cilët i kanë dërguar një parashutë.
“Zgjuarsia dhe qetësia fiton”, ishte e shkruar në parashutën që u shfaq në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
G-Bani pasi lexoi se çfarë shkruhej në të, u thotë Aldos dhe Indritit që i kishte pranë:
“Zgjuarsia dhe qetësia fiton, është këshillë, ma kanë dërguar për këshillë”.
Kujtomë se G-Bani ka patur debatet më të ashpra në këtë edicion të katërt të reality show-t, ku nuk kanë munguar as ofendimet e rënda nga ana e tij.
Ai ka debatuar gati me të gjithë banorët e shtëpisë së BBV 4 dhe toni i tij i zërit ka qenë gjithmonë i lartë. Shpeshherë ai u ka shkuar edhe pranë banorëve, por pa kaluar limitet.
Por jo vetëm kaq, pasi G-Bani ka kërkuar herë pas here falje për ofendimet që ka bërë kundrejt banorëve që është zënë.
Gjithashtu ai ka shprehur edhe pëlqim për disa nga vajzat e shtëpisë, si për Valbonën, Livian dhe së fundmi për Danjën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






