

Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq Donald Hoxhën për vrasjen e Roland Rexhepit
Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Donald Hoxhën, i cili akuzohet për vrasjen me paramendim të ish-efektivit të policisë, Roland Rexhepi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në korrik të vitit 2009. Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimet kanë treguar se Donald Hoxha ka kryer veprën penale “Vrasja me paramendim” në bashkëpunim me të tjerë, duke vepruar kundër Roland Rexhepit, ish-efektivit të policisë. Vepra penale është parashikuar nga neni 78/a dhe 25 i Kodit Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, vazhdon të hetojë për të identifikuar dhe zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.
Rasti i vrasjes së Roland Rexhepit
Roland Rexhepi, ish-punonjës i Drejtorisë së Policisë së Elbasanit në degën antidrogë, u vra në 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan. Ngjarja ndodhi kur Rexhepi po dilte nga pallati i tij dhe po drejtohej drejt garazhit për të marrë makinën për të shkuar në punë.
Në atë moment, një person i armatosur me motor “Zong-Zhung” iu afrua dhe qëlloi me armë në drejtim të Rexhepit, duke e lënë të vdekur në vend.
Prokuroria vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethin e ngushtë të këtij krimi dhe për të gjetur të gjithë të përfshirët në këtë vepër penale.
Atentati i 2009
Atentati ndaj Rexhepit ka ndodhur në 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan, ku ish-punonjësi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Roland Rexhepi mbeti i vrarë pas disa të shtënave me armë. Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marrë makinën dhe larguar në punë. Në këtë moment i është afruar me motor “Zong-Zhung”, njëri nga autorët e krimit, ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






