

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Rregullator, ku u diskutua në lidhje me specifikimet e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Në përfundim u ra dakord vetëm në lidhje me karakteristikat për fletët që do të përdoren brenda vendit.
“Ngjyra dhe trashësia e fletës duhet të jetë e tillë sa të mos jetë e mundur leximi i shkrimit në pjesën e pasme. Përmban kode identifikues që nuk lexohen me sy të lirë, siç është QR kodi.
Komisioni Rregullator nuk mund shprehet në mënyrë shteruese për dimensionin e fletës, sepse do duhet të përcaktohen kur regjistrohen subjektet zgjedhore. kjo përmasë përcaktohet në një moment të dytë.
Letra do të jetë letër e thurur me dy shtresa e cila ka disa fibra karboni të cilat shihen me sy të lirë. Dendësia duhet të jetë jo më e vogël se 90 gr për metër katror”, ishin disa nga detajet për të cilat është rënë dakord.
Ndërkohë ajo që është risi këtë vit, është vota e diasporës, për të cilën në Komision nuk u mor një vendim.
Për këtë do të merret një vendim në një mbledhje të mëvonshme, pasi akronimi “VJ’ që u propozua të ishte si shenjë dalluese, u vlerësua se nuk ishte shumë i qartë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






