Transmetuar më 06-02-2025, 13:47

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 1 shkurtit në Tiranë, ku i ati, Hekuran Gjoni qëlloi me thikë të birin, Asim Gjonin i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Motra e akuzuar si ‘molla e sherrit, Brunilda Gjoni, ka folur për News24, duke hedhur poshtë aludimet se shkak i kësaj ngjarje e cila përfundoi në vrasje, ka qenë kërkesa e saj për t’i marrë pasurinë e babait që u kalonte vëllezërve.

Duke theksuar se asnjëherë nuk i ka interesuar pasuria e të atit, Brunilda tha se prej vitesh vëllezërit e saj kanë qenë në konflikt me njëri-tjetrin dhe se kanë qenë të përgatitur për një tragjedi.

“Në atë shtëpi një herë vrasja do të bëhej. Ata kurrë në jetë nuk kanë patur lumturi. Ata kanë qenë ashtu gjithmonë, mendjen e kanë pasur të pinë”, ka theksuar gruaja nga shtrati i spitalit ku dhe ndodhet prej 1 shkurtit pas lëndimeve të marra si pasojë e dhunës së ushtruar nga Asim Gjoni.

Ndër të tjera, ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti pasi familjarët e saj po e kërcënojnë.

“Asnjëherë nuk i kam thënë babit ma hidh mua shtëpinë. S’më kanë telefonuar, më kanë kërcënuar dhe më kanë thënë mos hajde në këtë lagje. E kur të dalësh nga spitali mos hajde këtu te babi se po erdhe je e vrarë”.

Ajo më tej është rikthyer në natën e krimit ku dhe ka treguar me detaje se si ndodhi ngjarja ku viktimë mbeti vëllai i saj, Asim Gjoni, i cili la jetim dhe dy fëmijë të mitur.

Pjesë nga deklarimet e Brunilda Gjonit:

Në mos njëri, tjetri do bëhej një vrasje në atë shtëpi. Të gjithë kanë kontribuar në atë shtëpi. Pasuria është ndarë dhe shtëpia është në emrin e Asimit. Mesa di unë kati i parë është në emër të Asimit.

Mua s’më ka interesuar pasuria e babit. I kam thënë babit lëre shtëpinë dhe hajde me mua jashtë shtetit.

Tre vëllezërit pinë shumë dhe kurrë nuk kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin. Kam shkuar te babi, unë nuk e di pse më kanë marrë inat.

Sa jam ndarë, kurrë vëllezërve dhe babit tim nuk ua kam pasur ndihmën. Se di pse vëllezërit mendojnë që unë dua t’u marr pasurinë. Asnjëherë nuk i kam thënë babit ma hidh mbi mua shtëpinë.

S’më kanë telefonuar, më kanë kërcënuar dhe më kanë thënë mos hajde në këtë lagje.

E kur të dalësh nga spitali mos hajde këtu te babi se po erdhe je e vrarë më kanë thënë. Unë vetëm ndërhyrja për të ndarë babain dhe vëllain.

Ishim duke ngrënë bukë unë babi dhe mami.

Vjen Asimi në atë moment por e pashë që kishte pirë shumë, edhe babi kishte pirë shumë dhe ky filloi duke ngacmuar babin me fjalë të rënda, ti ke pasur dashnore këtë, atë. Babi nuk po i bënte shamatë i tha vetëm ha bukë dhe ik në shpi tënde. Ndërkohë e kapi babin, e po i ‘thoshte shihe-shihe sa e ka, mashallah’.

E kapte babin në vend intim dhe babi i ra me shpullë i tha o maskara është vajza këtu ke motrën afër. Dhe, sepse i ra babi me shpullë u ngrit Asimi duke ia befur: ‘kë kap, kë gjun me shpullë po unë të vras për dy sekonda. E kapi për fyti dhe nuk po e lëshonte.

Betohem në Zot i thashë mos Asim se është i vjetër, nesër mund të ta bëjnë fëmijët e tu këtë.

Ky lëshon babin dhe më përplas dhe mi ka thyer tre brinjë. Dhe pasi më ka përplasur mua e ka kapur babin për fyti, në atë moment kur jam ngritur unë kam shkuar te vëllai lart dhe i kam thënë Valentin hajde se po zihen babi me Asimin.

Erdhi Valentini kur pamë babi ia kishte ngulur thikën. Thika ndodhej në tavolinë siç premë bukën.

Unë nuk kam lidhje me Asimin, vetë e filluan sherrin. Në atë shpi njëherë vrasja do bëhej. Ata kurrë në jetë nuk kanë pasur lumturi. Ato kanë qenë gjithmonë, mendjen e kanë pasur të pinë.

Pjesë nga intervista:

Nuk jam mirë fare, kam dhimbje. Skam njeri këtu dhe duhet të ulem e ngrihem vetë

S’të ka vizituar asnjë familjar?

Asnjë nga familja, as nuk më kanë shkruar dhe as nuk më kanë pyetur si je?

As mamja?

Jo askush, nuk u kam bërë asgjë

Çfarë lëndimesh ke?

Më ka thyer vëllai 3-4 brinjë dhe më ka plasur në mushkëri.

E kanë ekzaminuar mjekët?

Po

Ishit prezent në ngjarje?

Po, aty isha?

Sa kohë jetonit te babai?

Jam e martuar në Gjermani asnjëherë nuk kam qëndruar tek babai këtë herë më tha babai mos paguaj qira, hajde rri tek babai.

Pse u ktheve?

U mërzita në Gjermani, pa punë nuk rrija dot.

Je e divorcuar?

Jam në martesë, Me burrin e parë jam divorcuar. Jetoj në Gjermani, shkova atje për të qëndruar 3 muaj, por nuk rrija dot sepse edhe tek puna më kërkonin, edhe vetë u mërzita sepse jam në shtëpi pa punë dhe pa gjë nuk rrija dot. Kur u ktheva doja të merrja shtëpi me qira dhe jo të qëndroja tek babai.

Je kthyer me fëmijët?

Djalin e madh e kam në Itali dhe të voglin tek i ati. Ndërsa babi më tha mos rri me qira po hajde tek unë, unë 12 orë isha në punë. Punoja pjatalarëse në një restorant.

Do shkonit sërish në Gjermani?

Do të rrija 2 muaj dhe do të ikja sërish atje sepse kam burrin. Bashkëshorti është nga Kosova.

Babi jetonte më vëllain?

Jo janë ndarë prej 13 vitesh, që kur është martuar vëllai ka qenë i ndarë nga babai.

Nuk kanë jetuar bashkë. Kanë pasur shtëpi më vete.

Asnjëherë nuk kanë qenë bashkë. Ai erdhi tek familja e babait, shkonte tek familja e babait vetëm për ti ngacmuar.

Sa larg janë banesat?

Vetëm një mur i ndan.

Atë natë erdhi vetëm?

Jo erdhi vetëm, nëse do ishte bashkëshortja sdo të vinte tek babai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit