

Shkodër/ I kërkuari për plagosje lëvizte i armatosur në rrugë, arrestohet nga policia
Shkodër – Një 22-vjeçar i identifikuar si Ensi Shtubina është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistoletë në qytet.
I riu ishte në kërkim për një ngjarje kriminale të ndodhur më 23 dhjetor 2024, kur ka plagosur një 24-vjeçar pas një konflikti të çastit në lagjen “Skënderbeg”.
Operacioni policor i koduar “Kontigjenti” u zhvillua për të goditur individët me precedent kriminal që lëvizin të armatosur, duke parandaluar ngjarje të rënda në qytet.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me municion, që i dyshuari mbante me vete në mënyrë të paligjshme.
Nga verifikimet rezultoi se Ensi Shtubina kishte një masë sigurie aktive “Arrest në burg”, për shkak të përfshirjes në plagosjen e ndodhur disa muaj më parë.
Operacioni ishte pjesë e intensifikimit të kontrolleve policore në të gjithë qarkun e Shkodrës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






