

Real Madridi mundi 3-2 Leganes në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, falë golit të shënuar në minutën e 93-të nga Garcia, një lojtar i akademisë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte mosmarrëveshja mes Luka Modric dhe Vinicius Jr. Mesfushori kroat, autori i golit të parë të ndeshjes, pati një diskutim të nxehtë me shokun e tij të skuadrës, duke i kërkuar që ta ndihmonte ekipin në mbrojtje gjatë minutave të fundit të lojës.
Braziliani refuzoi "kërkesën" e senatorit kroat dhe ngriti zërin. Në atë moment, Valverde iu afrua Viniciusit dhe i kërkoi të tregonte pak respekt për Modric, i cili ka dhënë kaq shumë për fanellën e bardhë ndër vite, jep maksimumin edhe tani që po shkon drejt të 40-tave. Pas përfundimit të ndeshjes, Vinicius u largua menjëherë nga fusha e lojës dhe shmangu festimin e fitores me ekipin.
Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka qenë gjithmonë i njohur për aftësinë e tij menaxhuese të lojtarëve yje dhe mbajtjen e atmosferën në ekip të qëndrueshme, pavarësisht situatave të ndjeshme.
Në lidhje me incidentin mes Luka Modric dhe Vinicius Jr., trajneri italian theksoi rëndësinë e komunikimit dhe respektit brenda skuadrës. Si trajner, ai ka qenë gjithmonë i kujdesshëm në përfshirjen e lojtarëve të rinj dhe të vjetër në dinamikën e skuadrës, duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndërmjet lojtarëve të ndryshëm.
“Modrić ishte i zemëruar me Vinicius? Nuk e di se çfarë ndodhi, por nëse Modrić tha diçka, atëherë është e saktë… Gjithmonë pajtohem me Luka Modrić”, – nënvizoi trajneri italian, i pyetur mbi sherrin e dy lojtarëve të tij në fushë.
People, who haven't touched a ball in their lives, were making such a big fuss about the Modric-Vinícius incident.
It can be clearly seen Luka only asked Viní to assist the team in defending, to which he responded "I'm already doing."
Normal 🤝pic.twitter.com/FEMDV3ueYG
— Tamoghna (@ReyesDeUniverso) February 6, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






