

Iu gjet kanabis në automjetin që e drejtonte pa leje: Arrestohet i riu në Kukës
Një 21-vjeçar, banues në Angli, ka rënë në prangat e Policisë së Kukësit, pasi u kap duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis në brendësi të tij.
Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës bëjnë me dije se, gjatë kontrollit të mjetit që drejtohej nga shtetasi I. K., shërbimet e Policisë kanë zbuluar një sasi lënde të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Pas verifikimeve të kryera rezultoi gjithashtu se i riu nuk dispononte leje drejtimi, raporton noa.al.
Ai u arrestua në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor të Policisë Kukës.
Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






