Transmetuar më 06-02-2025, 11:31

Milani e mbylli merkaton e janarit me një transformim total (5 largime dhe 5 afrime). Lojtari simbol i kësaj fushate blerjesh është Santiago Giménez. Ai ka marrë vendin (dhe numrin) e Álvaro Moratës dhe pati një shije të parë të atmosferës së “San Siros” duke ndjekur derbin nga tribuna. Kundër Romës, sulmuesi i ardhur nga Feyenoordi bëri debutimin e tij zyrtar me fanellën kuqezi, por ndërkohë, ai kishte thyer tashmë një rekord.

Tifozët e Milanit prisnin prej kohësh një blerje që të ndizte fantazinë e tyre dhe përgjigjja ishte e menjëhershme. Këtë e tregojnë të dhënat mbi shitjet e fanellave me nurmin 7. “Milan Store” u mësy nga tifozët dhe, madje përpara mbërritjes së tij, porositë e fanellave të reja në faqen zyrtare u rritën me 543% brenda 24 orëve. Pas zyrtarizimit të transferimit, shitjet u rritën me 388%.

Një ritëm i tillë nuk ishte parë prej vitesh te “Djalli”, madje ka tejkaluar edhe atë të Zlatan Ibrahimović, kur u rikthye në skuadër për fundin e karrierës së tij. Fanella me numrin 7 ka pasur një sukses të madh edhe në SHBA dhe Meksikë, ku tashmë është totalisht e shitur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit