Transmetuar më 06-02-2025, 11:04

Zjarri që ra mbrëmjen e së mërkurës në bodrumin e Spitalit Psikiatrik, duke shkaktuar dëme materiale, nuk ka lënduar pacientë dhe as personel, njoftoi zyrtarisht policia sot në një komunikatë mbi ngjarjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, ku dyshohet se flakët janë ndezur për shkak të një shkëndije elektrike.

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të vënë nën kontroll flakët, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesë të tjera të godinës.

Paraprakisht, raportimet bëjnë me dije se nuk ka pasur të lënduar apo komplikacione për pacientët dhe stafin mjekësor.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa spitali ka vijuar normalisht veprimtarinë pas situatës së krijuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit