

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, vazhdojnë të qëndrojnë në Itali, teksa ishin prezentë në Bergamo, në stadiumin “Gewiss Stadium”, për ndeshjen e Kupës së Italisë, Atalanta – Bologna.
Stafi teknik i Kombëtares ndoqi nga afër paraqitjen e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, dhe pas përfundimit të ndeshjes zhvilloi një takim me të.
Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e sezonit me klubin e Atalantës dhe rrugëtimi i ri i Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Gjithashtu, trajneri Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Doriva dhe Zabaleta, uruan Gjimshitin për fitimin e çmimit “Lojtari i Vitit i Kombëtares” në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2024”, të organizuar nga Federata e Futbollit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






