Transmetuar më 06-02-2025, 09:50

Rama për “shtetin Bektashi”: Nuk sjell përçarje, do funksionojë në përputhje me Kushtetutën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar live në rrjetet sociale idenë e krijimit të një “shteti Bektashi”, duke theksuar se ky entitet nuk do të ndikojë në përçarjen apo shpopullimin e vendit. Sipas Ramës, çdo nismë e tillë do të mbetet brenda territorit të Kryegjyshatës Bektashiane dhe do të respektojë dispozitat kushtetuese.

Gjatë bashkëbisedimit online, Rama deklaroi se numri i banorëve në Shqipëri nuk është në nivelet e alarmit, duke kundërshtuar zërat që e lidhnin këtë projekt me një “shpopullim” të mundshëm. “Ku do të krijohet ky shteti Bektashi? Aty tek ai territori i vetëm që ka, brenda të cilit janë më pak se 150 persona. Nuk kemi vetëm 1.5 milionë banorë, por 2.4 milionë, sipas regjistrimit të ri,” u shpreh kryeministri.

Ai nënvizoi se bëhet fjalë për një plan institucional, pa asnjë rrezik për stabilitetin kombëtar, dhe se do të vihet në zbatim vetëm nëse sigurohet përputhshmëria e plotë me ligjin dhe me Kushtetutën e Shqipërisë.

“O të marrsha të keqen. Po ku do krijohet ky shteti bektashi? Aty tek ai territori i vetëm që ka brenda, i ka apo s’i ka 150 veta, dyshoj shumë që i ka. Nuk kanë ngelur 1.5 milionë banorë. Janë 2.4 milionë banorë, u bë regjistrimi i popullsisë", tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit