Transmetuar më 06-02-2025, 08:30

Në aeroportin Seattle-Tacoma ka ndodhur një përplasje midis dy aeroplanëve, gjë që ka shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh.

Sipas fox5, incidenti ndodhi kur një aeroplan i Japan Airlines, gjatë lëvizjes në pistë, preku me bisht një aeroplan të Delta Airlines, i cili ishte i parkuar.

Në vendngjarje arritën shërbimet përkatëse, të cilat konfirmuan se nuk ka pasur të lënduar dhe kryen evakuimin e pasagjerëve që ndodheshin në avionin e kompanisë japoneze.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit