Transmetuar më 06-02-2025, 07:37

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë, por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, në skajin jugor dhe juglindor, por nuk priten reshje.

Ndërsa nëpër lugina do të ketë mjegull gjatë orëvë të para të mëngjesit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mengjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi lindore-verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit