

Një helikopter është rrëzuar në provincën e Parmës, në Itali mbrëmjen e sotme. Aksidenti ajror ndodhi mbi fshatin Castel Guelfo dhe mediat italiane raportojnë se kanë vdekur tre persona që ndodheshin në bordin e helikopterit.
Midis viktimave është Lorenzo Rovagnati, trashëgimtari i kompanisë historike të mishit. Helikopteri u rrëzua brenda pronës së kështjellës Castelguelfo, një vilë mesjetare përgjatë Via Emilia, në komunën e Noceto.
Kalaja i përket familjes Rovagnati.
Në bordin e avionit, përveç pasagjerit nga familja Rovagnati, ishin edhe dy pilotët.
Lorenzo shkonte në kështjellën e prindërve në Parma pothuajse çdo të mërkurë, duke u larguar me helikopter nga rezidenca e tij në zonën e Milanos.
Lorenzo Rovagnati mbante postin e CEO-s në biznesin familjar, të themeluar në periudhën e pasluftës nga Angelo Ferruccio Rovagnati dhe djali i tij Paolo.
Kompania u bë e famshme për prodhimin e proshutës së gatuar "Gran Biscotto", e promovuar në vitet ’90 përmes reklamave televizive me Mike Bongiorno.
Sa i përket tragjedisë duket se helikopteri po ngrihej dhe ndoshta pas një prove të dështuar për të fluturuar po përpiqej të kthehej në tokë.
Ndër shkaqet e aksidentit që po shqyrtohen nga hetuesit, gabimi i pilotit i shkaktuar nga shikueshmëria e dobët për shkak të një mbulesë të trashë mjegullore që mbështillte zonën, por nuk është përjashtuar ndër të tjera një dështim mekanik i helikës së bishtit.
Shpejtësia me të cilën helikopteri u rrëzua në tokë nuk la asnjë shans për tre personat në bord të cilët vdiqën menjëherë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






