Transmetuar më 05-02-2025, 22:23

DIVJAKË- Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme rastin e një 6 vjeçareje që dhunohet nga e ëma. Marsel Balla tregoi për gazetarët e Fiksit se ish gruaja e tij, rreh vajzën 6 vjeçare në shenjë hakmarrje. “Ish bashkëshortja ime rreh vajzën e cila është në klasë të parë, të gjithën e bën për hakmarrje ndaj meje, ju fut të dy fëmijëve urrejtje për mua” thotë Marseli.

Ai tregon se këtë rast e ka referuar edhe te psikologja e shkollës edhe te to të bashkisë, por asgjë nuk kanë bërë, ndaj dhe ak kërkuar ndihmën e gazetarëve. Emisioni Fiks-Fare solli me zë dhe figurë nënën e të miturës që e godet këtë të fundit, madje I kërkon llogari se përse do që të shkojë tek i ati.

Madje në mesazhe zanore që i drejton të shoqit, i thotë se s’do i takojë kurrë fëmijët, madje në prezencë të djalit, i thotë se ky i fundit do e urrejë. Në një bisedë më Punonjësen e Njësisë së Fëmijës të Bashkisë Divjakë, Marseli shpreh shqetësim për të miturën, por ajo e qetëson duke thënë se të gjithë i godasin fëmijët. Madje edhe kolegia e saj thotë se i godet fëmijët e saj kur nuk i binden. Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje të ky institucion por punonjësja refuzoi të përgjigjej.

Ndërkohë drejtoresha e shkollës ku mëson e mitura thotë se nuk ka psikologe në shkollë,për rastin e të miturës ka marrë një psikologe nga një shkollë tjetër që të merret me rastin. Drejtoresha tregon se ka patur edhe ajo divorc dhe për dy vite e ka penguar fëmijën e saj të takojë të atin, por më në fund e lejoi.

“Të njëjtën histori kam patur edhe unë, po mundohem të ndikoi te të dy prindërit që të ulin gjakrat. Por nuk po e bëjnë, ndërkohë psikologe nuk kemi” thotë drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Shën e Premte”

Pas këtyre fakteve gazetarët flasin edhe me psikologen e një shkolle tjetër të rrethit që është lajmëruar të trajtojë rastin, por ajo tha se e ka referuar të Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve.

Punonjësja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve thotë se të miturën duhet ta pyesi psikologja e shkollës, madje kjo e fundit sipas saj nuk mund t’i referojë raste dhe as ta urdhërojë ë merret me rastet. Ndërkohë psikologja e një shkolle tjetër 9 vjeçare në zonë, jo në shkollën e të miturës thotë se e referoi rastin në bashki.

Institucionet kërkojnë të hedhin përgjegjësinë tek njeri tjetri ndërkohë që për të miturën askush nuk flet me siguri nëse është e dhunuar apo jo. Përveç videove dhe audiove që babai I saj ka siguruar, asnjë institucion nuk ka një raport të detajuar. Ndërkohë për punonjëset e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, të godasësh fëmijët është normale./ TCH

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit