

Sipas platformës së të dhënave kinematografike Maoyan, deri të mërkurën në orën 13:35, të ardhurat nga biletat për filmat e rinj gjatë pushimeve të Festës së Pranverës (Vitit të Ri Kinez), duke përfshirë parashitjet në kohë reale, kanë arritur 10 miliardë juanë (rreth 1.37 miliardë dollarë), duke vendosur një rekord të ri në historinë e industrisë kinematografike kineze për këtë periudhë.
Edhe numri i shikuesve arriti një rekord të ri, me 187 milionë njerëz në kinema gjatë pushimeve festive.
Filmi fantastik "Ne Zha 2" u bë filmi i animuar kinez me të ardhurat më të larta në histori, duke shënuar një moment historik për kinemanë kineze.
Filmi kinez “The Legend of the Condor Heroes – The Great Hero” u shfaq në 16 vende e rajone duke përfshirë ShBA-në, Francën, Britaninë e Madhe, Bullgarinë etj.
Gjatë shfaqjes në Australi e Zelandën e Re, “The Legend of the Condor Heroes – The Great Hero” fitoi titullin e kampionit të arkëtimeve për 4 ditë rradhazi.
Nga 31 janari deri më 2 shkurt, “The Legend of the Condor Heroes – The Great Hero” zuri vendin e parë të arkëtimeve të filmave jo anglisht në Amerikën Veriore.
Pas shfaqjes në Francë, “The Legend of the Condor Heroes – The Great Hero” fitoi vlerësimin më të lartë në këtë periudhë.
Filmi tjetër kinez “Detective Chinatown 1900” u shfaq në shumë qytete spanjolle . Në Amerikën Verirore, ky film u shfaq në 213 kinema, kurse në Australi e Zelandë të Re, filmi u shfaq në 93 kinema duke shënuar një rekord.

Shumë shikues të huaj që panë filmin “The Legend of the Condor Heroes – The Great Hero” u shprehën se filmat kinezë kanë risi në efektet vizuale dhe në shprehjet kulturore.
Disa shikues vunë në dukje se niveli i titrave anglisht në filmat kinezë është shumë i lartë. Kjo është në favor të kuptimit të filmave kinezë nga shikuesit e huaj.
Pas premierës në Paris të filmit “The Legend of the Condor Heroes – The Great Hero”, shikues të shumtë francezë shfaqën interes të madh për filmat kinezë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






