Transmetuar më 05-02-2025, 19:20

Joz Marku është përjashtuar sot nga “Big Brother VIP Albania “4 pas një deklarate të rëndë që bëri ndaj Gjestit

Joz Marku është përjashtuar sot nga “Big Brother VIP Albania “4 pas një deklarate të rëndë që bëri ndaj Gjestit, duke e quajtur “kopil shkine”. Kjo deklaratë ofenduese ka shkaktuar reagime të forta dhe ka çuar në vendimin e Vëllait të Madh për ta larguar këngëtarin nga gara.

Vëllai i Madh theksoi se një sjellje e tillë nuk do të tolerohej dhe Jozefini u njoftua për përjashtimin e tij. Ndërkohë që po përshëndetej me banorët, banori nuk hezitoi t’i drejtohej sërish Gjestit me një tjetër deklaratë të pahijshme, duke i thënë: “Ti nuk ke gjak shqiptari”.

Ky akt ka thelluar tensionet brenda shtëpisë dhe ka sjellë përjashtimin e tij të menjëhershëm.

I tha ‘kopil shkine’, si e priti Gjesti vendimin e Vëllait të Madh për Jozin?

Dalja e Jozit ka trishtuar disa nga banorët, veçanërisht Valbonën dhe Loredanën, të cilët kalonin më shumë kohë me të.

Ky vendim i produksionit ka dërguar një mesazh të fortë kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duke treguar se “Big Brother VIP Albania” nuk do të tolerojë sjellje të tilla në program.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit