Transmetuar më 05-02-2025, 13:46

Vodhi me dhunë në rrugë, çantën e një 40-vjeçari, vihet në pranga autori.

Sekuestrohet çanta me para dhe me sende personale.

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “16 prilli”, ishte kryer një vjedhje me dhunë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të rastit.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta policore, u identifikua dhe u vu në pranga, pak orë pas kryerjes së vjedhjes, shtetasi Mevlud Hasa, 30 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit