Transmetuar më 05-02-2025, 08:47

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar i arrestuar nga policia italiane marsin e kaluar pasi iu gjet 260 gramë kokainë, 350 gramë marihuanë dhe gati 25 mijë euro cash, është dënuar me gjashtë vjet e katër muaj. Rrok Macaj ishte identifikuar nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të departamentit operativ, të cilët prej disa kohësh e mbanin nën vëzhgim.

Mbrëmjen e 15 marsit 2024, policia e kishte lokalizuar pranë fushës së sportit Villa Potenza dhe e kishin ndaluar për kontroll. Sipas prokurorisë, nga kontrolli u zbuluan afërsisht katër gramë kokainë, e ndarë në pesë pako gati për tu shitur.

Karabinierët kishin kontrolluar edhe banesën e tij, në qendër të qytetit. Dhe atje iu gjetën edhe 260 gramë kokainë, 350 marihuanë dhe shuma prej 25 400 eurosh, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Avokati që mbron 27-vjeçarin, Andrea Albanesi, kishte kërkuar që gjykimi të zhvillohej me procedurë të shkurtuar dhe dje gjyqtari i gjykatës së Macerata , Claudio Bonifazi e dënoi me gjashtë vjet e katër muaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit