

Policia shpëton burrin që kish hipur në taracën e një objekti në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Niko Avrami”.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, ndërhynë menjëherë për të ndihmuar një 68-vjeçar që kishte hipur në tarracën e një objekti 4-katësh dhe kërcënonte se do të hidhej nga aty.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi Q. Z., i cili dyshohet se ishte në efektin e alkoolit, u zbrit nga tarraca dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se motivi i rastit është konflikti që ka ky shtetas me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga Policia dhe është referuar në Prokurori.
Veprimet hetimore vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, citon njoftimi i policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd