

Arrestohet një 48-vjeçar në Vlorë pasi kërcënoi me thikë gruan të tërihqte denoncimin për urdhër mbrojtje.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në një familje në fshatin Fitore, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 46 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), që ajo të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”, njoton policia vendore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd