Transmetuar më 04-02-2025, 09:56

Milani është treguar jashtëzakonisht aktiv në orët e fundit të merkatos dimërore. Pas mbërritjes së Santiago Gimenez nga Feyenoord dhe largimit të Alvaro Moratës drejt Galatasaray, kuqezinjtë përmbyllën lëvizje të tjera në repartin ofensiv të ekipit të drejtuar nga Sergio Conceição, duke marrë parasysh si afrimet, ashtu edhe largimet.

Me Noah Okafor gjithnjë e më pranë kalimit te Napoli, Milani ka përfunduar marrëveshjen për transferimin e Joao Felix nga Chelsea. Sipas informacioneve të mbledhura nga TMW, operacioni mes dy klubeve është mbyllur dhe finalizuar në të gjitha detajet, me portugezin që tashmë ka zbarkuar në Milano, për të nënshkruar kontratën me klubin e ri.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e një huazimi me pagesë deri në fund të sezonit, me shpenzim total rreth 8-9 milionë euro, duke përfshirë pagesën ndaj Chelsea dhe pagën e lojtarit. Agjenti Jorge Mendes, i cili përfaqëson edhe trajnerin Sergio Conceição, ka luajtur një rol vendimtar në negociatat mes kuqezinjve dhe klubit londinez.

Një tjetër përforcim ofensiv për Milanin, klub që po bën një gjysmë revolucioni në këto ditë të fundit të sesionit të merkatos dimërore. Për të plotësuar lëvizjet, përveç largimit të Okafor drejt Napolit, mund të vijë edhe Riccardo Sottil nga Fiorentina. Kjo tratativë është zhvilluar në orët e fundit dhe mund të finalizohet në momentet e përmbyllëse të merkatos dimërore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit