

TIRANË – Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të martë një bisedë virtuale me ndjeksëit në rrjete sociale, ku ju është përgjigjur disa pyetjeve. Një komentues i është drejtuar Ramës, duke thënë se propozimi i shtetit Bektashi nga kryeministri do të copëtojë shtetin shqiptar.
Lidhur me këtë Rama i është përgjigjur se Shteti Bektashi do të jetë një etnitet i cili nuk ka polici, dogana apo taksa, dhe se do ti përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë.
Komentuesi: Votën time e humbe se propozove shtetin Bektashi, po copëton shtetin shqiptar.
Rama: Jo mor xhan si do coptohet shteti shqiptar kaq kollaj. Më një të rënë të lapsit kjo nuk bën vakti. Shteti italiann i copëtuar të duket që ka jo nji po ka nja dy struktura brenda vetvetes të cilat funksionojnë brenda përbrenda, ndërkohë që në rastin tonë nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një shtet në atë sens sic e kuptoni gabimisht ju dhe do të sugjeroja ta ndiqnit fjalimin tim që mbajta në 95-vjetorin e Vendosjes së Kryegjyshatës Botërore këtu në Shqipëri ku e theksoj se përse duhet dhënë një status i vecantë këtij komuniteti. Por nuk bëhet fjalë për gjëra të kësaj natyre, bëhet fjalë për etnitet i cili nuk ka polici nuk ka doganë nuk ka taksa, pra në të gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës dhe Republikës së Shqipërisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd