

TIRANË – Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit e tij në rrjete sociale është pyetur edhe për daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialitë. Lidhur me këtë Rama është shprehur se nuk kanë përse faturohen si faje apo e metë e PS-së.
Rama shprehet se Partia Socialiste sipas tij është i vetmi komunitet politik që bëri shtet. Ai shton se pa Partinë Socialiste drejtësia nuk do të çlirohej nga kthetrat e pushtetit politik dhe të vepronte pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.
Rama: Sa i përket drejtësisë, ka një diskutim të vazhdueshëm dhe të pakuptueshëm për mua që jo u fut ky apo ai në burg. Këto faturohen si faje apo si përgjegjësi apo e metë e PS. Pa PS dhe vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh, që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik dhe të veprojë se pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri. Nuk ka ndodhur që nga 1912 që të ketë një person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vënë para drejtësisë së pavarur. Nuk po flasim për persona të lidhur me pushtetin politik në komunizëm apo si Fatos Nano që u dënua nga një gjykatë politike. Po flasim për institucione të pavarësuara. Kjo është arritje historike e PS. Nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri ka vetëm një parti që lufton përditë për të bërë shtet. PS komuniteti më i madh politik i shqiptarëve dhe si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka njerëz që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo më rrugës së partisë. Thënë të gjitha këto, sot nuk ka më shumë korrupsion, por ka më pak. Shqipëria nuk do të ishte e para në rajon dhe me diferencë pikësh. Të krahasosh Shqipërinë sot me para një dekade duhet të pranosh se i ke vënë drynin memories dhe praktikisht nuk ke asnjë interes për të vërtetën.”, u shpreh Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd