Transmetuar më 03-02-2025, 23:11

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një lidhje telefonike për emisionin "Çim Peka Live" në SYRI TV, theksoi se ai nuk është "zar" i politikanëve si Berisha apo Rama ndërsa shtoi se "familjarët e tij dhe miqtë e tij po i masakrojnë".

Ahmetaj u shpreh më tej se "kreu i organizatës del me Erion Veliajn dhe Benet Becin dhe thotë këta kanë mbështetjen time". Ai tha se nuk e shtrembëron të vërtetën, ndërsa tha se Shqipëria nuk e meriton të jetë në këtë pikë.

Ahmetaj: Nuk jam zar i Berishës, Nanos dhe as i Ramës, nuk e kam për natyrë të jem zar. Nuk kam bërë asnjë tender te rindërtimi. Ajo që unë kam mundësi të bëj është të mbroj vendin tim, familjen dhe miqtë e mi që i masakrojnë. Kërkojnë lloj lloj lidhjesh që nuk i kanë. Nuk e kam gënjyer shtetin. Duhet të shkoj unë në burg që të integrohet Shqipëria? Po mirë e bëj unë që fëmijët e mi të thonë u fut babai në burg dhe Shqipëria shkoi në Europë.

Kreu i organizatës del me Erion Veliajn dhe Benet Becin dhe thotë këta kanë mbështetjen time. Për mua thotë se po të ishte ky prokuror unë do ta kisha shumë më keq. Duket sikur negocioni me të vërtetën, sikur trajtohet më shumë si gjysëm e vërtetë?

E vërteta është proces, e dyta unë kam procesin tim të analizimit të të gjitha fakteve dhe letrave që kam. Është edhe mënyra si komunikoj me publikun, unë nuk kam çfarë kërkoj nga kreu i organizatës. Unë pres masakër.

Nuk e shtrembëroj të vërtetën, nuk kam ndërmend të qëndroja 6 orë me publikun që t’ju vinte për të vjellë. Nuk jam 007! Nuk bëj llogari me të vërtetën. Unë e besoj që Shqipëria nuk e meriton të jetë në këtë pikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit