Transmetuar më 03-02-2025, 21:33

GJERMANI – Ajax-i dhe Borussia e Dortmund-it kanë arritur marrëveshjen për transferimin përfundimtar të Diant Ramaj te klubi gjerman. Portieri ishte nën kontratë me Ajax-in deri më 30 qershor 2028.

23-vjeçari me nënshtesësi gjermane, por me prejardhje nga Kosova, lindi më 19 shtator 2001 në Stuttgart dhe u bashkua me Ajax-in nga Eintracht Frankfurti në verën e vitit 2023. Ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Ajax-it më 22 tetor të atij viti në ndeshjen në transfertë kundër FC Utrecht, e cila përfundoi me një humbje 4-3. Në total, ish-lojtari i kombëtares gjermane të moshave ka bërë 32 paraqitje për Ajax-in.

Drejtori teknik i Ajaksit, Alex Kroes, deklaroi: "Në një moment të vitit të kaluar, Diant ishte portieri numër një i ekipit të parë të Ajax-it, por këtë sezon ai përfundoi në pankinë. Pavarësisht këtij zhgënjimi, ai vazhdoi të punonte shumë fort dhe mbajti një qëndrim shumë profesional. Në një moment të caktuar, ai e shprehu qartë dëshirën e tij për të ikur. Ne vendosëm të bashkëpunojmë me kërkesën e tij dhe i urojmë shumë fat në kapitullin tjetër të karrierës së tij."

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit