Transmetuar më 03-02-2025, 20:31

Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, ka dhënë dorëheqje. Ai ka paraqitur dorëheqjen nga posti tek kryeministri, gjatë fundjavës së kaluar.

Mysliu ka ushtruar këtë detyrë për gjashtë muaj dhe ishte një person që vinte nga bota akademike

Sipas burimeve zyrtare, dorëheqja e tij ka ardhur për arsye personale.

Ndërkohë, pritet që këtë javë të bëhet i njohur edhe emri i Prefektit të ri të Qarkut të Elbasanit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit