Transmetuar më 03-02-2025, 16:23

Një debat ka ndodhur ditën e sotme mes Jozit dhe Eglit e Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Teksa këta të fundit po ecnin rreth e përqark pishinës, Gjesti i drejtohet banorit që të mos e shohë më Eglin dhe kjo e fundit i thotë “ëndrra jote në sirtar që nga dita e dytë”.

Më pas Egli i kthehet Gjestit dhe i thotë të mos e ngacmojë pasi i vjen zor dhe banori shton: “Nuk ka zor këtu, të ka parë, unë e vura re se të ka parë poshtë. Nuk më intereson, nuk ishte duke parë Loredanën”.

Pjesë nga debati:

Gjesti: Mos e shiko më Eglin

Jozi: Me ato krahë që ka Egli, të kap ty plak dhe ta përdredh zverkun

Gjesti: Mos e shiko më ëndrrën

Egli: Ëndrra jote në sirtar zemra, ëndrra jote në sirtar që nga dita e dytë

Gjesti: A e di ça puthje ke dhënë mbrëmë, pa pikë dashurie, puthje me sy hapur, a e di ça domethënë puthje me sy hapur? Nuk e di, pikë dashuri

Jozi: Puthje me sy mbyllur do të thotë se kujton atë të parën

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit