Transmetuar më 03-02-2025, 10:32

"Lajmi më i mirë sot është fitorja. I përgëzoj të gjithë lojtarët e mi për guximin dhe fitoren e merituar, të arritur me një punë të madhe skuadre". Kështu e komentoi Thiago Motta rikthimin te suksesi të Juventusit në kampionat, kundër Empolit.

"Lojtarët janë të fortë dhe të aftë, morën përgjegjësitë e tyre dhe sot e merituan plotësisht atë që u pa në fushë. Jam i lumtur për ta, sepse e meritojnë, tani duhet të vazhdojmë kështu. Kishte pak nervozizëm, por skuadra tregoi guxim për të shkuar drejt fitores".

Një sukses i ndërtuar mbi dygolëshin e Kolo Muani, i vulosur nga goli i fuqishëm i Vlahovic dhe i pasuruar nga goli i Conceiçao. Nuk mori pjesë në realizim Yildiz, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë. Gjithsesi, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë:

"Kenan ishte shumë mirë në lojë, ashtu si edhe Kolo Muani dhe Nico Gonzalez, por vendosa ta nxjerr atë sepse Randal mund të luajë nga ajo anë dhe na duhej një tjetër lojtar më qendror në zonë. Ai po bën shumë mirë, pres akoma më shumë prej tij. Kenan ka cilësi të mëdha, por më pëlqejnë edhe gjërat e tjera që bën për skuadrën".

Sa i përket rikthimit të Vlahovic te goli, Motta u shpreh qartë: "Jam i lumtur për golin e Dusan, i cili me atë realizim dhe punën e tij kontribuoi në fitoren e skuadrës. E shoh Vlahovic të bindur, ka edhe zemërim për një situatë në të cilën nuk duam të ndodhemi.

Ka luajtur shumë këtë sezon, edhe kur nuk ishte 100%, por gjithmonë e ka ndihmuar skuadrën. Jam i lumtur për të dhe për të gjithë ekipin, sepse është një fitore e bukur. Tani shikojmë përpara dhe mendojmë për ndeshjen e ardhshme, mjaft e vështirë kundër Comos".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit