Transmetuar më 03-02-2025, 10:30

Tijjani Reijnders është tani mes pesë holandezëve më të suksesshëm në historinë e Milanit. Mesfushori, i cili shënoi në derbin që përfundoi në barazim 1-1 me Interin, foli për “Sky” pas ndeshjes:

"Është speciale, çdo ndeshje me këtë klub është speciale. Është diçka fantastike, sidomos kur mendoj për holandezët që kanë luajtur këtu para meje. Fatkeqësisht, goli im nuk ishte i mjaftueshëm për ta fituar derbin".

Milani vazhdon me luhatjet. Çfarë shpjegimi keni për këtë?

Mentalitetin e fituesit duhet ta kemi në çdo ndeshje, jo vetëm në derbi. Sonte luftuam, por fatkeqësisht e pësuam atë gol në minutën e fundit.

A do të punoni për mentalitetin deri në fund të sezonit?

Duhet ta bëjmë patjetër. Nuk jemi në një pozicion të mirë në kampionat për momentin, ndaj duhet të tregojmë atë që bëmë sonte në çdo ndeshje. Kjo duhet të jetë pika jonë e nisjes.

Goli yt i parë në derbi…

Ishte një moment i bukur, por ajo që ka më shumë rëndësi janë rezultatet e skuadrës. Kur luftojmë kështu, mund të arrijmë gjëra të mëdha.

Përballja në Kupën e Italisë, kundër Romës…

Do të jetë një javë shumë e rëndësishme. Ne luajmë për të fituar trofe këtu te Milani, duam ta bëjmë këtë edhe në Kupën e Italisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit