

Aksident tragjik në Gramsh. Bilanci: një i vdekur e dy të plagosur.
Ngjarja ndodhi afër fshatit Qerret.
Viktimë ka mbetur një 50-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Ndërkohë dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete, njëri tip “Benz” dhe tjetri “Opel”.
Policia shki në vendngjarje dhe administroi provat për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në aksin rrugor "Gramsh-Cërrik", automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, shtë përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.
Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






