

Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj është ndarë ngajeta ditën e sotme (3 shkurt) në moshën 58-vjeçare, Violeta Lleshaj.
Ka qenë vetë ish-ministri i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshkortes së tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.
Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta’, shkruan ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd