Transmetuar më 03-02-2025, 09:07

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli për “Sky Sport” pas barazimit në derbin kundër Milanit: "Nuk jam i kënaqur, sepse luaj për Interin dhe duam të fitojmë gjithmonë. Duke parë si shkoi ndeshja, me tri shtylla dhe pozicione jashtë loje, kam keqardhje. Sidoqoftë, të marrësh një pikë në derbi është më mirë se asgjë".

A pati ndonjë episod që nuk të bindi?

Jo. Tri shtylla, disa pozicione jashtë loje… Kur sulmon dhe topi nuk hyn në rrjetë, mendon se nuk është dita jote. Në fund arritëm të barazonim.

Inzaghi tha se luani shumë dhe ndoshta jeni lodhur. Si ndihesh fizikisht?

Në fund rashë në tokë, më shumë isha i lodhur mendërisht sesa fizikisht. Do të jemi gati për ndeshjen e së enjtes.

Çfarë ju mungoi sonte (mbrëmë)?

Në pjesën e parë nuk dolëm dot në lojën tonë. Në pjesën e dytë u rikthyem në fushë me më shumë energji dhe bëmë një paraqitje më të mirë.

Keni treguar shumë karakter. Nuk ishte e lehtë pas 3 shtyllave dhe golave të anuluar…

Është e vërtetë, në pjesën e parë nuk hymë në fushë si Interi. Në të dytën ishim shumë më mirë.

Një pikë e rëndësishme, por rezultati ju lë një shije të hidhur…

Po, sepse jemi Interi. Kur zbresim në fushë, gjithmonë duam të fitojmë.

A keni folur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes? Lautaro ose Barella kanë thënë diçka?

Jo, por nuk kemi nevojë të themi asgjë. Të gjithë e dimë cilat janë objektivat tona këtë sezon, ndaj duhet të bëjmë gjithçka për t’i arritur.

Çfarë ndryshon në aspektin mendor pas një pike të tillë?

E dimë që jemi një skuadër me shumë karakter. Asgjë nuk ndryshon për ne, thjesht një pikë më shumë në renditje.

Kalendari tani është shumë i ngjeshur, nuk ka kohë për pushim…

Sonte pushojmë me familjet, pastaj të enjten na pret Fiorentina dhe do të japim maksimumin. Më pas, shohim si do të shkojë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit