

Një debutim për t’u mbajtur mend për Nicola Zalewskin tek Interi, i cili dha asistin për golin e barazimit të De Vrij në derbin ndaj Milanit. Polaku u intervistua nga “Sky” në fund të derbit të Madoninës: "Ishte një ditë plot emocione, si një park lojërash. Ishte një ndeshje me fat në disa momente, por barazuam me meritë".
Anësori polak asistoi për golin e de Vrij në fundin e ndeshjes: "Kisha shumë emocione. Këto dy ditë kanë qenë si një malore emocionesh. Të shtunën u përpoqëm të bënim gjithçka deri në mesnatë, që të isha i disponueshëm për sot. Për fat e arritëm dhe shkoi mirë, ia vlejti.
E dia sa më donte Interi, edhe pa aktivizimin tim në derbi. Kisha folur tashmë me trajnerin Inzaghi, kishte vlerësime për mua. Mund ta falënderoj atë dhe klubin për besimin, si dhe mbështetjen e treguar ndaj meje.
Kam gjetur një grup të shkëlqyer, diçka që e vëren edhe nga jashtë. Duke luajtur për Romën kundër Interit në këtë stadium, e shihja që ishte një skuadër e bashkuar prej shumë vitesh. Është një grup gjithmonë pozitiv, që beson në çdo ndeshje. Ndodhi edhe sot, për fat munda ta ndihmoja skuadrën.
Gjithmonë përpiqem ta ndihmoj skuadrën, ashtu siç kam bërë edhe te Roma. Do të vazhdoj ta bëj edhe këtu, nuk do të dorëzohem asnjë centimetër. Mund ta kishe goditur vetë portën, por zgjodha pasimin e duhur te goli?
Në fakt, në stol ishte Darmian që më tha të isha i qetë, sepse sot ishte një nga ato debutime klasike me gol. Kur pashë topin, mendova ‘tani mbyll sytë dhe godit me kokë’, por pastaj m’u kujtuan fjalët e tij dhe qëndrova i qetë, duke dhënë asistin për de Vrij".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






