Transmetuar më 03-02-2025, 08:51

Mbrojtësi holandez i Interit, Stefan De Vrij, komentoi për “Sky Sport” barazimin e vonë 1-1, me golin e tij, ndaj Milanit në derbi: "Duam gjithmonë të fitojmë, edhe ndaj Milanit provuam, bëmë lojën tonë. Ata kaluan në avantazh në kundërsulm, ndërsa në pjesën e dytë kërkuam barazimin, të paktën morëm një pikë".

A do t’i ofrojë diçka (qerasje) Zalewskit për atë assist te goli i barazimit? Holandezi u përgjigj pa asnjë dilemë: "Po, po, menjëherë".

Holandezi shënoi golin vendimtar të barazimit në fund: "Ndodhi gjithçka. Goditëm 3 herë shtyllën, na anuluan 3 gola. Topi s’donte të hynte në rrjetë, por treguam forcë duke vazhduar të besonim dhe në fund e barazuam ndeshjen”.

A ka shije të veçantë goli në derbi: “Sigurisht, është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, për skuadrën dhe tifozët. Të shënosh është gjithmonë kënaqësi, por në derbi ka një shije akoma më të veçantë. Më vjen keq që nuk fituam, e kërkuam fitoren. Kur nuk mund të fitosh, të paktën mos humb”.

Sa e rëndësishme ishte kjo pikë: “Ndoshta tregon se Interi ka një mentalitet, që pak skuadra e kanë. Jemi një skuadër e fortë. Gjithmonë duam të fitojmë dhe sot morëm vetëm një barazim. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi. Do të provojmë të fitojmë çdo ndeshje”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit