

Hansi Flick u shfaq shumë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij, veçanërisht pas humbjes së Real Madridit një natë më parë. Trajneri gjerman pranoi se kishte shumë presion mbi skuadrën e tij, por theksoi se u pa një version i shkëlqyer i Lamine Yamal. Ai gjithashtu shpjegoi se mjeku i ekipit e këshilloi që Gavi të mos vazhdonte lojën pas goditjes në kokë.
Ndeshja – "Ishte një ndeshje e vështirë, me shumë punë të palodhur. Ishte shumë e rëndësishme të merrnim tri pikët, sidomos duke marrë parasysh rezultatin e djeshëm të Real Madridit".
Pushimi mes pjesëve – "Ua tregova lojtarëve hapësirat ku duhej të sulmonim, rëndësinë e mbajtjes së pozicioneve, kërkimin e lidhjeve të mira dhe pasimeve të shkurtra. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë".
Lewandowski – "Jam i lumtur me skuadrën, tentuan të shënonim, por nuk ishte e lehtë, sepse kundërshtari u mbrojt shumë mirë. Ai është një numër 9 i shkëlqyer brenda zones. Ishte shumë e rëndësishme që Robert shënoi në një ndeshje kaq të komplikuar".
De Jong – "Pjesa e parë u ndërpre shpesh për shkak të dëmtimeve, kjo nuk ndihmoi në ruajtjen e ritmit të lojës. Mendova se kishim nevojë për më shumë shpejtësi. Ronald Araújo kishte një karton të verdhë. De Jong është mjaft i mirë me topin, ka besim dhe na ndihmon shumë".
Humbja e Real Madridit – "Sinqerisht, nuk e pashë ndeshjen e tyre mbrëmë. Është e vërtetë. Ditët e fundit kanë qenë stresuese dhe gjëja më e mirë ishte të shkoja për të fjetur. Të dielën në mëngjes e mora vesh përmes WhatsApp-it. Nuk më intereson situata e tyre, duhet të fokusohemi te vetja jonë. Ishte një ndeshje e vështirë, sepse Alavés mbrohet shumë mirë".
Derbi madrilen – "Atlético Madrid dhe Real Madrid janë skuadra fantastike, por ne duhet të bëjmë punën tonë. Jemi disa pikë prapa, duhet të fitojmë për t’iu bërë presion atyre. Vendimi më i mirë para ndeshjes me Alaves ishte të shkoja për të fjetur. Më intereson të përmirësoj performancën e ekipit tim, jo të shqetësohem shumë për Atlético dhe Real Madridin".
Beteja e titullit – "Situata jonë tani është më e mirë se më parë, por duhej patjetër të fitonim. Kishim shumë presion dhe mendoj se u përgjigjëm shumë mirë në pjesën e dytë. Alavés mbrohet shumë mirë, por bëmë një punë të mirë dhe e merituam fitoren".
Lamine Yamal, Messi dhe Maradona – "Nuk më pëlqejnë këto krahasime. Lamine është shumë i talentuar, një gjeni i futbollit. Ajo që ka bërë në disa momente të ndeshjes është e pabesueshme. Jam shumë i lumtur që luan për Barcelonën. Me vetëm 17 vite mbi supe po bën paraqitje fantastike në çdo ndeshje, përballë kundërshtarëve jo të lehtë. Më pëlqen shumë ky djalë".
Gjyqtarët – "Nuk më pëlqen të kthehem pas në kohë. Gjykimi nuk është punë e lehtë, kjo është e vetmja gjë që mund të them. Nuk do të flas kurrë për një arbiter, sepse nuk është gjë e mirë ta bëj këtë".
Eric García – "Asnjëherë nuk kemi menduar për largimin e tij. Ka një mentalitet të shkëlqyer, luan shumë mirë me topin. Ndaj Avalves mbrojti mirë, mund të luajë në disa pozicione të ndryshme. Përshtatet shumë mirë me ndryshimet e sistemit të lojës".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






