

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi akuzohet për shitje kokaine. Aksioni u krye në zonën ku ndodhet edhe parkingu i mjeteve, në varrezat e Cabriolos.
Efektivët konstatuan dy makina me motorin e ndezur ku pranë tyre qëndronin dy persona. Më pas një person i tretë afrohet dhe u jep diçka në shkëmbim. Gjatë kontrollit, 30-vjeçarit shqiptar iu gjet sasia e drogës dhe 350 euro para të gatshme.
Situata u bë edhe më e dyshimtë kur burri shfaqi ankth të mëtejshëm për mundësinë e shtrirjes së kontrollit në makinën e tij, duke u pozicionuar në mënyrë që të mbulonte një pjesë të caktuar të automjetit (pjesa e gomës së pasme, ku kishte një mekanizëm të çuditshëm).
Shqiptari rezultoi se kishte krijuar një dhomëz të fshehtë brenda makinës, një sistem mekanik i ndërtuar vetë. Aty ndodhej në dukje një krem për fytyrën, ku ishin futur 10 doza kokaine me peshë 6 gramë.
Shqiptari u arrestua, ndërsa në Itali kishte shkuar vetëm javët e fundit. Ndaj tij u vendos masa e ndalimit nga Gjykata e Parmës dhe më tej do bëhet dëbimi i tij. Kurse dy të tjerët u morën nën hetim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






