

Gerta ka debatuar me Gjestin në lidhje me Eglin, duke thënë për këtë të fundit se ‘nuk e di pse po rri ende në shtëpi’. Më tej ajo iu drejtua këngëtarit duke i thënë se “Ti do ta nxjerrësh Eglin nga shtëpia, e ke dëmtuar atë vajzë”.
Po ashtu Greta kritikoi Gjestin në lidhje me raportin e tij me Eglin, ku i tha “po e torturon atë vajzë duke i dhënë shpresa”.
Pjesë nga debati:
Gerta: Po ta dish që ti do e nxjerrësh Eglin nga shtëpia. Egli pa ty këtu ishte zero. Egli s’ka bërë asnjë gjen ë këtë shtëpi. Unë nuk e di pse rri Egli në shtëpi. Egli është vetëm se je ti.
Gjesti: Natën e mirë!
“Jam emocionuar, shpresoj shumë që…”/Mamaja e Livias reagon pas surprizës së babait në BBV! Gerta: E ke dëmtuar atë gocë. Ke deklaruar ‘unë do luaj me Eglin dhe do ta mbaroj këtë vajzë’. Në fakt ti po e dëmton shumë, jo pak. Kritikove lidhjet e tjera, ndërkohë çfarë po bën ti? Po torturon Eglin. I jep shpresa, i rri afër, në krevat. Pse nuk je dhe ti këtu i prerë!?
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






