Transmetuar më 02-02-2025, 22:16

KËLCYRË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Përmet-Këlcyrë. Mësohet se një automjet tip “Ford” ka humbur dhe ka dalë nga rruga. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë nga reshjet e shiut.

Makina mësohet se ka bërë dy rrotullime dhe ka përfunduar në një fushë pranë rrugës. Ngjarja ka ndodhur konkretikisht në afërsi të kthesës së fshatit Kosinë. Shoferi i makinës, i identifikuar si S.Alushaj është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit