Transmetuar më 02-02-2025, 18:29

Detaje rrëqethëse janë zbuluar nga tragjedia në Kosovë, kur tre fëmijë, dy 15-vjeçarë dhe tjetri 14 vjeç, humbën jetën pasi u shemb shtëpia.

Fshati Jabllanicë i Gjakovë, aty ku ndodhi ngjarja, është mbuluar nga dhimbja. Një banor i fshatit ka rrëfyer momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja.

Përparim Ademaj tregoi se ishte njoftuar në telefon që prej orës 16:00 për zhdukjen e fëmijëve. Ai rrëfeu se ishte bashkuar me prindërit e fëmijëve kur kanë vënë re shtëpinë e shembur.

“Duke folur me ta pamë një objekt që ishte shembur. Duke i thirrur në telefon, i kemi dëgjuar telefonat duke ju dridhur ndër plloçë”, tha ai për mediat në Kosovë.

E aty filloi gara më kohën, por kjo ishte e kotë. Banorët e fshatit iu bashkuan përpjekjeve për të shpëtuar fëmijët, por ata u nxorrën nga aty pa shenja jete.

“Me një traktor duke i hequr pjesë-pjesë i kemi nxjerrë pa shenja jete tre djem të rinj”, tha banori.

Mediat shkruajnë se objekti në fjalë që u shemb ka funksionuar si dyqan dhe ka qenë i pabanuar prej vitesh. Mendohet se të miturit kishin shkuar aty për të luajtur. Megjithatë janë hetimet ato që pritet të zbulojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit