

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 40-vjeçar. Arrestimi i shqiptarit mësohet se ka ardhur pas akuzave nga partnerja e tij për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të saj.
Partenerja e shqiptarit mësohet se është paraqitur në komisariat me plagë në fytyrë dhe me dhëmb të thyer. Ajo ka denoncuar para hetuesve se ishte sulmuar nga partneri i saj. Gruaja synonte të largohej nga partneri për shkak të dhunës së mëparshme që kishte pësuar, e acaruar nga konsumimi i tepërt i lëndëve narkotike nga i dyshuari, pas disa ditësh diskutime kishte pranuar ta takonte në një hotel, ku ai ndodhej. Por aty nisi tortura e vërtetë.
Për disa orë ai e mbylli në dhomë partneren duke e penguar të largohej apo të kërkonte ndihmë. Ai e detyroi atë të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjatë hetimeve rezultoi se viktima ishte e nënshtruar prej disa kohësh nga partneri i saj nën dhunë i kishin zhvatur 20 mijë euro. Gjithashtu rezultoi se ishte detyruar që të bënte video seksuale të cilat më pas shqiptari ua shiste personave të tretë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






