

Një operacion i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin në flagrancë të 74-vjeçarit Hekuran Gjoni, i cili pasditen e djeshme goditi me mjet prerës djalin e tij, Asim Gjoni duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja tragjike ndodhi në një lagje të kryeqytetit, ku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 74-vjeçari ka sulmuar të birin duke e plagosur rëndë.
Viktima u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Operacioni dhe arrestimi i autorit
Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë ndërmarrë një aksion të menjëhershëm për kapjen e autorit.
Hekuran Gjoni u lokalizua dhe u arrestua në vendngjarje pa mundur të largohej.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit, ndërsa materialet hetimore u referuan në Prokurori, ku ai do të përballet me akuzën për "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare". /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






